Maratona e Tiranës, rikthehet më 20 tetor. Ky event mbahet tashmë i prej 8 vitesh. Sivjet pritet të mirëpresë mbi 4,000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.
Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”.
Për secilën kategori janë parashikuar çmime të ndryshme për fituesit.
Në edicionin e kaluar, pjesëmarrja ishte rekord, me garues të të gjitha moshave nga vende të ndryshme. Maratona është certifikuar edhe nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë statusin e një eventi ndërkombëtar.

Çmimet dhe kategoritë
Kategoria Marathon (42.195 km):
• Vendi i parë: 5000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 3000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 2000 Euro (për femra dhe meshkuj)

yacht hotel sarande

Kategoria Half Marathon (21.0975 km):
• Vendi i parë: 2000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 1500 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 1000 Euro (për femra dhe meshkuj)

Kategoria Tirana 10K (10 km):
• Vendi i parë: 800 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 600 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 500 Euro (për femra dhe meshkuj)

Kategoria We Too:
• Vendi i parë: 500 Euro
• Vendi i dytë: 400 Euro
• Vendi i tretë: 300 Euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu