Komisioni që kreu hetimin mbi fondacionin “Fashion For Relief” ka rikuperuar 344,000 £ dhe ka bllokuar 98,000 £ fonde të tjera nga bamirësitë. Në fillim të vitit 2024, fondacioni i Naomi Campbell u shpërbë dhe u hoq nga regjistri i bamirësisë. Komisioni gjithashtu vendosi ta ndalojë Campbell-in që të drejtojë një organizatë bamirësie për pesë vitet e ardhshme, ndërsa dy persona të tjerë që punonin për fondacionin u pezulluan gjithashtu.

Në deklaratën e saj të parë pas skandalit, Campbell tha se nuk kishte kontroll mbi organizatën, duke i besuar operacionin një avokati. Ajo shprehu dëshirën për të zbuluar arsyet dhe mënyrën sesi ishin keqmenaxhuar fondet. Ish-modelja theksoi se çdo gjë që bënte dhe të gjitha paratë që fitonte ishin të destinuara për bamirësi. Ajo bëri këto komente gjatë një ngjarjeje në Paris, ku priste një çmim për anëtarësimin e saj në Urdhrin e Arteve dhe Letrave.

yacht hotel sarande

Sipas hetimit, nga prilli 2016 deri në korrik 2022, vetëm 8.5% e shpenzimeve totale të fondacionit ishin përdorur për grante bamirësie, ndërsa shumica e fondeve ishin shpenzuar për aktivitete luksoze. Kjo situatë thekson nevojën për më shumë transparencë dhe llogaridhënie në organizatat bamirëse./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu