Të paktën 44 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa energji, ndërsa uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA.
Autoritetet vazhduan operacionet e shpëtimit me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit në ujërat e përmbytjeve.
Helene ishte stuhia më e fuqishme në histori që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Gjeorgjia dhe Karolina, pasi arriti në tokë gjatë natës të së enjtes.
Institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.

Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.
Të paktën tetë persona kanë vdekur në Florida. Pas Floridas, stuhia vazhdoi në veri të Georgias, duke lënë të paktën 15 të vdekur.
Në Karolinën e Jugut, të paktën 17 persona humbën jetën, sipas CBS. Në Karolinën e Veriut u shënuan të paktën dy viktima nga stuhia. Një person u vra gjithashtu në Virxhinia, tha guvernatori i shtetit, Glenn Youngkin, në një konferencë shtypi.
Në të gjithë juglindjen, më shumë se tre milionë shtëpi dhe biznese ishin pa energji elektrike të premten vonë./abc

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu