Fredi Beleri, ka denoncuar në Bruksel idenë e shtetit bektashi në Tiranë. Sipas tij ky hap ngre pikëpyetje edhe rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Mediat greke bëjnë me dije se Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke shtruar pyetjen nëse krijimi i shtetit bektashi “shkel marrëveshjet e rëna dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj”.
Teksti i plotë i pyetjes:
Planet e Shqipërisë për të krijuar një shtet sovran fetar mysliman në Tiranë u njoftuan të dielën (22/09) nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Sipas asaj që dihet deri më tani, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.
Komisionit i kërkohet:
Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencial dhe krijimi i tij a shkel kushtet e pranuara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?
A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagenit, kritere që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?
Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu