Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore në nderim të rënies në krye të detyrës së heroit Afrim Bunjaku, gjatë një sulmi nga një grup terrorist serb në Banjskë, tha se çdo reflektim publik me referenca ndaj historisë sonë moderne ka kaluar në shenjën e përmbushjes së një çerekshekulli lirie.

Ai, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, tha se saktësisht një vit më parë shteti i Kosovës u përballë me sfidën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë.

yacht hotel sarande

“Rreshteri Afrim Bunjaku, vdiq në krye të detyrës duke rënë dëshmor në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikë së Kosovës, duke u kthyer në një hero të vendit dhe të popullit tonë”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se karriera e tij prej polici të Kosovës, me përkushtim përplot 22 vjet, kulmoi me 24 shtator të vitit 2023 duke rënën në krye të detyrës si dëshmor i ruajtjes së lirisë me rend dhe i mbrojtjes së sovranitetit me ligj.

Kurti tutje shtoi se aksioni i Policisë së Kosovës nuk përfundoi aty, por u përballën me forcat serbe që kishin qëllim aneksues të një pjese të territorit të Kosovës, duke vrarë disa dhe disa të tjerë ikën të plagosur./rtk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu