Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua në ‘paqe’ mes opozitës dhe mazhorancës. Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, pa shumë diskutime sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve.

Hetimi parlamentar do të vijojë për dy koncesionet sterilizimin dhe check up, ndërsa në listën e dëshmitarëve është vendosur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish.zvministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj, si edhe 6 persona të tjerë në hetim nga SPAK. Për marrjen e tyre në pyetje do duhet që Komisioni t’i drejtohet SPAK për leje, ndërsa Beqaj ndodhet në qeli për abuzimet me fondet e SASPAC. Ndërkohë, në burg ndodhet edhe Rrapaj e zv.ministri Rrjepaj, të dy për koncesionin e sterilizimit.

yacht hotel sarande

Duke qenë se procedura për të kërkuar leje do të marrë kohë, data për dëshminë e Beqajt është caktuar më 9 tetor, ndërsa për Rrjepajn më 20 shtator. Për biznesmenin ende nuk është caktuar një datë, por gjithësi dëshmia e tyre do të varet nga autorizimi i institucioneve të drejtësisë.

Abuzimi me fondet e BE, sekuestrohen 20 mln lekë në llogaritë bankare të Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve, 19% të aksioneve të restorant ‘Gzonës’ dhe 3 makina
Pas debateve që kanë pasur, palët dakordësuan edhe njëherë listën e dëshmitarëve, ku disa prej emrave kishin mbetur pa u pyetur nga sesioni i kaluar. Kështu, nga e hëna do të niset me dëshmitë, ku dy dëshmitarët e parë në listë janë ish-drejtorët e QSUT, Enkel Joti e Albana Fiço, si edhe drejtoresha aktuale Alma Cani.

Kryetarja Vokshi tha se janë dakordësuar që në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Geni Hyka dhe ish-drejtori i Traumës Arben Zeneli. Në listë janë edhe anëtarët e grupit të punës së check up dhe 4 mjekë.

“Lista e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni. Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi.

Edhe anëtarët e mazhorancës, dhe ata të opozitës, shprehën vullnetin për të dalë më një raport të përbashkët në fund të punës së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, që pas zgjatjes së afatit, do të mbyllet në muajin tetor.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërsa vazhdojnë hetimet për koncensionin e Check-up-it.

Për të marrë në pyetje personat në hetim, fillimisht Komisioni Hetimor do duhet që të marrë leje nga autoritetet. /Shqiptarja.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu