Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

yacht hotel sarande

Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali në mes të pallateve në këtë zonë, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se kemi të bëjmë me 3 persona njëri prej tyre shoferi i makinës Golf 5 me të cilën janë larguar.

“Autorët kanë qëlluar nga automjeti. Nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike si ka ndodhur ngjarja. E kemi idenë e qartë për ngjarjen kriminale që ka ndodhur. Kanë hapur zjarr nga makina është probabilitet i madh që të kene qenë të maskuar’ bëri të ditur drejtori i policisë nga vendi ku ndodhi atentati.

Dy të plagosurit kanë lidhje shoqërore ndërsa po verifikohet dhe e kaluara e tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Elezaj rezulton të jetë me precedentë penalë, ndërsa Shqiptarja.com ka siguruar foton e 22 vjeçarit Renaldo Metushi.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije Kastriot Elezaj 45 vjeç ka plagë në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi 22 vjeç ka plumb në këmbë, raporton gazetarja Xhoana Çallaku.

Makina tip Golf 5 është gjetur e djegur në Institut dhe brenda saj është gjetur një armë që dyshohet me të cilën është kryer krimi.

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, informoi policia.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema përcolli i pari informacionin dhe pamjet nga vendi i ngjarjes pak pasi dy miqtë, Elezaj dhe Metushi ishin qëlluar me silenciator.

Sipas dëshmitarëve dy të plagosurit janë qëlluar me silenciator pasi nuk është dëgjuar zhurma e armës, ndërkohë kreu i policisë tha se në makinën e djegur në fshatin Qerekë pranë Rinasit është gjetur dhe një armë që mendohet se është përdorur për të qëlluar Kastriot Elezaj dhe Renato Metushin./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu