Në një nga resortet luksoze në bregdetin e Jonit në jug të vendit në Palasë, gjashtë persona janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre. Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç banues në Durrës dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë të mëparshëm penal, pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta shtetasin G.K, 42 vjeç.

Motivet e sherrit masiv thuhet se kanë qenë për shkaqe banale, ‘Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë!’- thanë burime për Report Tv.

yacht hotel sarande

Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv, ku janë përfshirë 6 persona, nuk kanë munguar as sendet e forta. Disa prej tyre të veshur me bluzë të zeza grushtojnë mbi tavolinë njërin i cili ka veshur një këmishë të bardhë duke e qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të turpit.Ndërkohë shumë pranë tavolinës, një tjetër është shembur në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Për t’i ardhur në ndihmë miqtë e tij kërkojnë ujë që ta sjellin në vete.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.’- njofton policia./Report.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu