James Cutfield, komandanti i Bayesian, varka me vela që u fundos të hënën e kaluar në Porticello, në zonën e Palermos, është nën hetim për mbytje të anijes dhe vrasje të shumëfishta.

Në aksident humbën jetën shtatë persona. Regjistrimi në regjistrin e të dyshuarve u bë pasi Cutfield u dëgjua për herë të dytë të dielën për dy orë nga magjistratët e prokurorisë Termini Imerese.

yacht hotel sarande

Aktualisht hetimet po synojnë zbardhjen e shkaqeve të fundosjes. Sipas ekspertëve mund të ketë pasur një gabim teknik duke lënë të hapur njërën nga dyert, me shumë gjasa atë anësore.

Janë rikonstruktuar dhe 32 minutat që kaluan nga momenti kur barka me vela filloi të merrte ujë deri në lëshimin e sinjalizuesit për ndihmë  në orën 04:38 u rindërtuan gjithashtu, siç kujtoi prokurori i Termini Imerese, Ambrogio Cartosio gjatë konferencës për shtyp të së shtunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu