Ryan Reynolds më në fund zbuloi emrin e fëmijës së tij të katërt me gruan Blake Lively – 16 muaj pasi ata e mirëpritën fëmijën.

 

yacht hotel sarande

Ylli i filmit, 47 vjeç, ishte në skenë në premierën e Deadpool & Wolverine në New York City të hënën mbrëma dhe falënderoi në mënyrë specifike gruan Blake, 36, dhe katër fëmijët e tyre – duke i përmendur të gjithë me radhë.

 

Emri i foshnjës së katërt ka qenë sekret që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre në shkurt 2023. Ryan zbuloi se emri i fëmijës së tyre të katërt është Olin.

 

Emri Olin është me origjinë nordike dhe do të thotë trashëgimtar.

 

Zakonisht është një emër mashkullor, megjithatë Blake dhe Ryan nuk e kanë zbuluar ende gjininë e fëmijës së tyre të katërt.

Ryan dhe Blake janë gjithashtu prindër të tre vajzave: James nëntë vjeç, Inez shtatë vjeç dhe Betty katër vjeç. “Dua të filloj duke  falënderuar gruan sime Blake, e cila është këtu. Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin, të cilët janë këtu”, tha Ryan në skenë në premierën të hënën në mbrëmje, sipas Variety.

Me këte shfaqje publike, çifti i jep fund edhe thashethemeve për një divorc të mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu